ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia, pasi plagosi me një çakmak-thikë një 48-vjeçar italian. ‘Ansa’ shkruan se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte në një park, kur sulmoi pa asnjë arsye italianin, që ishte duke ecur me qenin e tij.

Të njëjtat burime theksojnë se italiani ka marrë plagë në gjoks, ndërsa do të qëndrojë i shtruar 10 ditë në spital. Raportohet se 48-vjeçari ka humbur dhe shumë gjak. Ndërkohë, pas identifikimit, shqiptari është ndaluar nga policia, ndërsa atij i është gjetur një çakmak, i cili teksa hapej dilte dhe një thikë e vogël.

Sipas dëshmisë së të plagosurit, shqiptari e kishte sulmuar atë pa asnjë lloj shkaku apo shkëmbimi fjalësh, e më pas ishte larguar. Sakaq, emri i shqiptarit nuk është i panjohur për policinë italiane, pasi ai ishte ndaluar për indicente të tilla.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb