Son Heung-Min, sulmuesi i Totenhemit, ka dhënë një intervistë për tabloidin britanik “The Guardian” dhe ka befasuar të gjithë publikun me deklaratat e tij. Son, pohon se do të martohet vetëm pasi të lërë futbollin dhe ky është vullneti i babait të tij.

“Babai im thotë se nuk duhet të martohem deri kur të tërhiqem nga futbolli dhe unë jam dakort. Kur martohesh, prioriteti është familja, gruaja dhe fëmijët e tu.

Pastaj e ka radhën futbolli. Unë dua të jem i sigurt se kur luaj futboll, jam në maksimumin tim dhe sporti duhet të jetë mendimi im i parë. Nuk e di ende dhe sa vite do luaj me kushtet fizike të mira. Kur të tërhiqem, 33 apo 34 vjeç, do të kem kohën e nevojshme për të krijuar famije”.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb