Prezenca e tij ra në sy në minutën e 3-të të ndeshjes Skënderbeu-Partizani. Të kuqtë shënojnë me anë të Esat Malës, që rend ta festojë golin me tifozët e shumtë që kishin udhëtuar nga kryeqyteti dhe Malës i bashkohet dhe pjesa tjetër e ekipit.

Por pranë lojtarëve që festojnë afrohet një person i moshuar, i veshur me pallto dhe berretë të zezë, që diçka komunikon me lojtarët dhe këmbëngul që ata të largohen prej aty. Kjo shkaktoi habinë e të gjithëve, teksa më pas është gjyqtari Andi Koçi që u kërkoi forcave të sigurisë ta nxirrnin personin në fjalë jashtë stadiumit.

Ky i fundit debatoi për disa çaste, më pas u pa të shoqërohej nga një prej forcave të sigurisë, teksa gjatë gjithë kohës shprehte me gjeste pakënaqësinë e tij. Më vonë u mësua se personi në fjalë ishte një prej drejtuesve të kompanisë së sigurisë që kishte marrë për sipër ruajtjen në stadium, por që gjithsesi në momentin e golit të skuadrës së kuqe, i tejkaloi jo pak kompetencat e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb