Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen kundër Teutës, e programuar për ditën e hënë në orën 18:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

 

Të kuqtë i gëzohen rikthimit të Rrapajt dhe Bytyçit për këtë sfidë, pas shlyerjes së pezullimit prej kartonëve. Në dyshim mbetet Hadroj, i cili vijon të jetë i dëmtuar. Sakaq, në këtë ndeshje do të mungojë Mehmeti, që plotësoi numrin katër të kartonëve dhe është i pezulluari i radhës. Pjesa tjetër e skuadrës janë të gjithë gati për një vend në 11-she.

Me ndryshimet e bëra në formacion në ndeshjen e shkuar, trajneri Veselinoviç e ka bërë formacionin si ekuacion, pasi një pjesë e lojtarëve rezervë kanë luajtur shumë mirë dhe kërkojnë një fanellë titullari. Lojtari si Keko, Kote apo Bintsuka bënë shumë mirë kundër Skënderbeut dhe nuk do të ishte aspak çudi të startonin sërish nga minuta e parë në betejën ndaj durrsakëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb