HAGË- Holanda evakuoi dhe mbylli mëngjesin e sotëm konsullatën e saj në Stamboll pas “kërcënimeve terroriste”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë.

“Ministri vendosi të mbyllë në mënyrë të përkohshme konsullatën si masë paraprake, pas kërcënimeve të mundshme terroriste”, deklaroi Ministria.

“Siguria e stafit dhe vizitorëve të konsullatës mbetet prioriteti ynë”, pohoi ministri Bert Koenders, citon deklarata. “Në momentin e evakuimit, konsulli së bashku me 40 punonjësit e konsullatës, të pranishëm në ndërtesë do të vijojnë punën e tyre në një godinë tjetër”, shtoi Ministria.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: