BRUKSEL– Komisioneri europian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka deklaruar në Bruksel se çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se është bërë përparim sa i përket marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, edhe pse sipas tij është shumë herët të flitet për detaje

Këto komente, eurokomisioneri Hahn i ka bërë para takimit joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ku do të marrin pjesë përfaqësuesit e vendeve kandidate.

“Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zhvillohet nga udhëheqësit e dy vendeve, por është shumë herët të flitet për detajet. Është e qartë që çfarëdo marrëveshje duhet t’i kontribuoj paqes dhe stabilitet në rajon”, ka shtuar Hahn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb