Komisioneri për Zgjerim në BE, Johanes Hahn e cilëson hyrjen në BE, një meritë të bazuar në progres individual të shteteve përkatëse. Përmes një postimi në Twitter, Hahn ndalet gjerë e gjatë te shteti i Maqedonisë së Veriut , ndërsa shkruan se nuk do ishte e drejtë nëse kësaj të fundit i duhet të presë të tjerët që mbeten pas.

Hahn, nuk lë pas edhe zgjidhjen e konfliktit Serbi- Kosovë, ku thekson se e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë çështje.

Fb3b82d9 D2c9 4ab2 A789 Cad0618a0921
Fb3b82d9 D2c9 4ab2 A789 Cad0618a0921

“Hyrja në BE është një meritë bazuar në progresin individual. Nuk do ishte e drejtë nëse Maqedonia duhet të presë për të tjerët që mbeten pas. Njohja e BE-së për progresin konkret dhe stabiliteti thelbësor i BB. E njëjta vlen edhe për zgjidhjen e konflikteve Serbi dhe #Kosove”-u shpreh Hahn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb