BRUKSEL-Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë se “liberalizimi i vizave” nuk është zgjidhje e problemeve për kosovarët që po emigrojnë nga Kosova, por zgjidhje është zhvillimi ekonomik, i cili do t’u krijonte atyre kushte për të mbetur në Kosovë dhe të kenë një të ardhme.

Sipas tij, është detyrë e politikanëve që t’i krijojnë këto kushte.

Hahn këtë e tha pas takimit me kryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, i pyetur të komentojë deklaratat e disa ministrave të Kosovës se problemi i emigrimit ilegalë do të zgjidhej nëse BE-ja do të lëvizte më shpejt drejt liberalizimit të vizave, raporton gazetari i “Koha Ditore” nga Brukseli.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb