TIRANE- Gjatë vizitës së tij në Tiranë, komisionieri për Zgjerimin Johanes Hahn ka zhvilluar një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama pas prezantimit të nisjes së fazës përgatitore të procesit për hapjen e negociatave.

Hahn tha se mirëpret rezultatet në procesin e vettingut, ndërsa qeveria duhet të vijojë luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës.

“Doja të thoja se të gjitha arritjet janë të rëndësishme. Mirëpresim rezultatet në procesin e vettingut. Por qeveria duhet të vijojë luftën kundër krimit, trafikut të drogës si dhe zbatimin e reformave të ndërmarra. E kam theksuar dhe dua ta vë në pah rëndësinë që ka ky proces i negociatave të anëtarësimit për të gjithë administratën e cila duhet të shtojë përpjekjet e nevojshme. Procesi për negociatat që kemi nisur sot është një arritje. Qeveria ka bërë gjithçka për të ulur nivelin e azilkërkuesve”- tha Hahn.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb