BEOGRAD- Serbia nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian deri sa të zgjidhë përfundimisht problemin e Kosovës, deklaroi sot komisioneri i ri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn, sipas presidentit serb, Tomislav Nikoliç, i cili e takoi Hahnin para pak kohësh në Beograd.

“Hahn më tha fjalë për fjalë se nuk ju duam në union nëse nuk zgjidhni më parë problemet tuaja. Aq më tepër që pjesa më e madhe e Bashkimit Evropian e ka njohur pavarësinë e Kosovës, ai më tha qartësisht se Evropa nuk do të na marrë në gjirin e saj nëse nuk kemi zgjidhur me parë problemin e Kosovës”, deklaroi Nikoliç në televizionin shtetëror serb, RTS.

Megjithatë, presidenti serb, Tomislav Nikoliç theksoi se vendi i tij nuk do ta njihte kurrë pavarësinë e Kosovës.
(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: