Komisioneri për zgjerim Johanes Hahn ka reaguar përmes një postimi në Twitter pas mbajtjes së referendumit për emrin në Maqedoni.

Ai ka thënë se votat “pro” në referendum janë të rëndësishme dhe se ato i japin përkrahje Marrëveshjes së Prespës.

“Uroj ata që kanë votuar sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan mundësitë e tyre demokratike. Me një “Pro” të rëndësishme ka përkrahje të gjerë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Hahn në rrjetin social Tëitter.

Hahn ka thënë se pret që të gjithë liderët politik të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe dhe unitet këtë vendim në interes të vendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: