Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, është takuar me partnerët ndërkombëtarë në Uashington. Sipas europeanwesternbalkans, takimet e Hahn ishin në vazhdën e angazhimeve në një gamë të gjerë çështjesh si Ballkani Perëndimor, Politika Evropiane e Fqinjësisë dhe si të trajtohen sfidat globale.

Ndërkohë në ditën e dytë në Uashington, duke vizituar Këshillin Atlantik ai ka folur edhe për strategjinë e Ballkanit Perëndimor.
“Qëllimi ynë i përbashkët në të dy anët e Atlantikut është të stabilizojmë rajonin dhe t’i sjellim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo është në interesin tonë gjeopolitik”, citohet të ketë thënë Hahn.

Ai gjithashtu ka thënë se besueshmëria e BE-së është në rrezik. “Ne duhet të jemi shumë të vendosur, por të drejtë dhe të pranojmë arritjet kur dhe ku është e duhur. Mosnjohja e angazhimeve do të thotë humbje e fuqisë”, ka përfunduar Hahn.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: