BRUKSEL

Gjatë fjalës së tij në takimin me zyrtarë politike të vendeve të rajonit, komisioneri i BE Johanes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres në implementimin e reformës në drejtësi.

Ndërkohë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, Hahn tha se BE kërkon një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin me zyrtarë të rajonit, marrin pjesë Hahn, McAllister, Kukan, Fajon, Fleckenstein. Pjese e takimit janë edhe përfaqësues te opozitës. Nga PD merr pjesë Edmond Spaho, PR Fatmir Mediu dhe nga LSI Klajda Gjosha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: