Në Pozan të Polonisë po zhvillohet samiti për vendet e Ballkanit Perëndimor, pjesëmarrese në Procesin e Berlinit.

Pjesë e këtij Samiti do të jetë edhe eurokomisioneri Jonahes Hahn i cili përmes rrjeteve sociale njofton se do të mbajë një fjalim në Pozan, ndërsa thekson se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës, kemi të njëjtën histori, gjeografi të njëjtë, trashëgimi kulturore të njëjtë + të njëjtat mundësi dhe sfida sot dhe në të ardhmen. Pra, të mos ketë asnjë dyshim se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE” shkruan Hahn në twitter.

“Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një realitet dhe përfitimet e këtij procesi tashmë mund të ndjehen nga qytetarët dhe bizneset jo vetëm në rajon, por edhe në BE. Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, janë të integruara ngushtë me / #BE. Më shumë se 70% e tregtisë së rajonit është në BE!” shkruan Hahn në një tjetër postim.

Procesi i Berlinit është një iniciativë gjermane për nxitjen e zgjerimit të Bashkimit Europian drejt Ballkanit Perëndimor, ku bëjnë pjesë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb