TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se me kryeministrin Edi Rama çelja e negociatave për shqiptarët është një horizont që bëhet gjithnjë e më i largët. në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se komisioneri Johanes Hahn tha se BE do të hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut në tetor por nuk përmendi në asnjë rast Shqipërinë.

Ai deklaron se ‘Shqipëria vendi i vetëm në Europë që riktheu pas tre dekadash monizmin politik është e ndëshkuar nga Edvin Kristaq Mafia dhe nuk ka asnjë shans për hapjen e negociatave me BE’.

POSTIMI I BERISHËS
Lajm i hidhur për hapjen e negociatave!
Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit veçohet nga Maqedonia e Veriut!
Miq, në një vizitë blic në Shkup Komisioneri Hahn solli lajmin e shumëpritur se në tetor Bashkimi Europian do hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut. Në konferencën e tij për shtyp me kryeministrin Zaev, Hahn deklaroi se ai “ishte i sigurt për hapjen në tetor të negociatave nga Maqedonia e Veriut me BE”. Por Komisioneri Hahn nuk përmendi në asnjë rast Shqipërinë dhe vetëkuptohet nga deklarata e tij se Shqipëria, delja e zezë e Ballkanit, vendi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në historinë e Europës, vendi i vetëm në Europë që riktheu pas tre dekadash monizmin politik është e ndëshkuar nga Edvin Kristaq Mafia dhe nuk ka asnjë shans për hapjen e negociatave me BE.
Miq, siç kanë faktuar zhvillimet e viteve 2016-2019, gjatë të cilave është refuzuar ose anuluar katër herë nga Këshilli i Ministrave të BE vendimi për çeljen e negociatave pavarësisht nga rekomandimi i Komisionit Europian, me Edvin Kristaq Mafinë çelja e negociatave për shqiptarët është një horizont që bëhet gjithnjë e më i largët dhe me i pakapshëm. sb

Berisha Fb
Berisha Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb