Hailey dhe Justin Bieber janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, siç kanë bërë të ditur disa orë më parë. Çifti e bëri të ditur lajmin e lumtur në Instagram të enjten, duke postuar foto nga rinovimi i betimit të martesës.

Në to, Hailey pozon me një fustan të bardhë, që të kujton një fustan nuseje, ndërsa i shfaqet barku i fryrë. Në një foto të re të publikuar në llogarinë e saj personale në Instagram, ajo ka dashur t’i japë publikut një pamje më të qartë të shtatzënisë së saj.

Në të, ajo pozon përballë një peizazhi, ndërsa ka veshur të njëjtin fustan që ka zgjedhur për ceremoninë e rinovimit të betimit të martesës. Fustani i saj i bardhë është aq i ngushtë sa i duket qartë shtatzënia.

  • foto galeri

Justin dhe Hailey u martuan në shtator 2018 në një gjykatë në Nju Jork, vetëm dy muaj pas fejesës së tyre.

Pothuajse një vit më vonë, ata shkëmbyen betimet para familjes dhe miqve në Bluffton, Karolina e Jugut me velin e modeles që lexonte, “Derisa vdekja të na ndajë”.

Të dy e kanë shprehur shumë herë dëshirën për të pasur fëmijë: Ne gjithmonë e dinim se ishim në linjë me atë që donim në të ardhmen tonë. Kishim biseduar për dëshirën për t’u martuar të rinj dhe për të krijuar një familje të re dhe për të ndërtuar një jetë. Edhe para se ta dinim se donim të ishim me njëri-tjetrin”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb