HOLANDË

Përmes një postimi në facebook, deputetja Rudina Hajdari shkruan se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor. Hajdari ndodhet në një vizitë zyrtare në Holandë e shoqëruar nga kryeparlamentari Gramoz Ruci dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

“Në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit shpreha se Shqipëria dhe Shqiptarët e meritojnë hapjen e negociatave në qershor. Në seancën dëgjimore me Komisionin për Çështjet e BE në Parlamentin e Holandës theksova se hapja e negociatave është e rëndësishme për destinacionin europian të vendit tonë. Si anëtare e NATO-s prej dhjetë vjetësh, Shqipëria është një faktor stabiliteti, sigurie e paqeje në rajon e më gjerë. Hapja e negociatave është e rëndësishme për të mos braktisur orientimin dhe destinacionin europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.” Shkruan Hajdari ndërsa shton se hapja e negociatave do t’i japë impulse të reja bashkëpunimit të Shqipërisë me Holandën dhe vendet e BE-së në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve dhe korrupsionit për një rajon me të sigurt.

Gjatë qëndrimit në Holandë Hajdari thotë se ka zhvilluar takime edhe me të rinjtë Shqiptarë  në Holandë, që sic shprehet ajo, janë modele pozitive. “Studentë ekselentë që vijnë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë për të studiuar për drejtësi në qytetin e Hagës.” – përfundon Hajdari postimin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb