TIRANE

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja Rudina Hajdari komentoi edhe zërat për një shpërndarjetë mundshme të Parlamentit nga ana e presidentit Ilir Meta. Ndërsa theksoi se një masë e tillë nuk është kompetencë e kreut të shtetit, Hajdari tha se nëse ka ndërmend të marrë një hap të tillë, kreu i shtetit t’i thotë burgut hapu.

“Nëse mendoni se ky parlament do shpërndahet presidenti ti thotë burgu hapu, nuk e ka këtë kompetencë.” -u shpreh Hajdari.

Në vijim Hajdari u ndal edhe në ndryshimet e propozuara në kodin penal, kryesisht në ashpërsimin e dënimeve për krimet elektorale.

“Kodi penal parashikon nen të posacëm për krimet elektorale, përse duhet ky ndryshim, e cilësoj këtë nen po si ajo rezolutë që erdhi pak javë më parë, për ti hedhur benzinë zjarrit. Ky nen, ironia e këtij neni është se edhe vetë Braho e kundërshtoi, edhe për të ishte masë shumë e rreptë, ndalimi për të kaluar jashtë Shqipërisë. Do shohim si opozitë të rishikojmë këtë nen, vë në pikëpyetje të drejtat e njeriut. “ vijoi më tej Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb