Bashkëkryetarja e Komisionit për Reformën zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur pas mbledhjes së sotme, ku i ka bërë sërish ftesë Partisë Demokratike dhe partive të tjera jashtë sistemit të depozitojnë propozimet e tyre. Ajo tha se nuk do të ketë reformë me dy faza dhe do të jetë tërësore.

“Grupet e punës do të jenë të ndara dhe do të merren me rekomandimet e OSBE/ODIHR, me të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit etj.
Ftesa mbetet e hapur për PD-në apo partitë që janë jashtë sistemit. kemi komunikim të vazhdueshëm me disa nga kolegët. Do donim shumë që të depozitonin propozimet e tyre.
Duhet të gjejmë gjuuhën e përbashkët, të bëjmë reformë zgjedhore dhe një sistem afatgjatë. Nuk do ketë reformë me dy faza por do ketë reformë tërësore”, deklaroi ajo.


Sipas Hajdarit, opozita ka një qëllim, shembjen e sistemit që qytetarët shqiptarë të zgjedhin kandidatët e tyre në kuvendin e Shqipërisë. “Për këtë po luftojmë, të kemi një kuvend më përfaqësues.


E pyetur nëse është gati të vetësakrifikohet që PD të ulet në tavolinë, Hajdari tha: “Ne do të bëjmë çdo gjë në shërbim të kësaj, do të shikojmë mos të shmangim vëmendjen, kemi një vendim të rëndësishëm për çeljen e negociatave. Nëse nuk hapim negociatat do të jemi në një pozicion shumë të vështirë. Sot ka dy synime, futja në BE dhe ndryshimi i sistemit”.
Sa i përket afateve, Hajdari theksoi se ne duam produktin dhe jo kohën. “Afatet i vendosim ne sepse ne u shërbejmë shqiptarëve”, u shpreh ajo.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb