TIRANE

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari e pranishme në seancën plenare të ditës së sotme,  kërkoi nga palët politike të punojnë më shumë për këtë vend, në mënyrë që të rinjtë mos ta shohin si alternativë braktisjen e Shqipërisë.

Hajdari, tha se të rinjtë e kanë më të lehtë të blejnë një biletë avioni dhe të largohen drejt Gjermanisë apo edhe Francës, në vend që të qëndrojnë në Shqipëri.

“Disa politikanë si përfaqësues të vendit nuk punojnë për ta. Si pasojë ato detyrohen të largohen nga vendi dhe kryesisht drejt vendeve të BE. Ndaj them se kjo qeveri duhet të bëjë më shumë për ta. Unë kam patur takime me trupën diplomatike në BE në lidhje me çështjen. Edhe pse e dinë  se Shqipëria është një nga ato vendet stabël. Ata e shikojnë më mirë të blejnë në biletë avioni dhe të ikin për Gjermani, Francë. Nuk është opozita, por duhet të jëtë vullneti i të dyja palëve”, tha ajo.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: