TIRANË

Pse z. Basha nuk ulet me opozitën në parlament. Pse nuk gjen gjuhën e përbashkët? Janë këto pyetje që deputetja Rudina Hajdari ka ngritur në “Real Story” në News24 duke diskutuar për krizën politike dhe tryezën për reformën zgjedhore. Për analistin Arion Sulo nuk ka akte nga opozita e re, duke i kujtuar se ka votuar si qeveria në parlament, ndërkohë që nuk ka folur as për shitjen e votës në Dibër dhe as për kryebashkiakët me të shkuar kriminale.


Sulo: Unë kam votat në parlament thotë Rama e do ta votoj me opozitën parlamentare. Ajo që ka thënë zoti Rama sot i shkon prapë presionit mbi Bashën. Sigurisht që është presioni i ndërkombëtarëve. Z.Basha është i ftuar të futet në sistem me anë të reformës zgjedhore.


Hajdari: Pse z. Basha nuk ulet me opozitën në parlament. Pse nuk gjen gjuhën e përbashkët? Pse e pengon zotin Basha?


Gjoni: Ne e kemi shtrirë dorën e bashkëpunimit. Jemi të hapur.

Hajdari: Atëherë kemi kompleksin e një lideri që nuk do njerëz të aftë rreth vetes.

Sulo: Opozita e re në parlament ka votuar ligje si qeveria, shkarkimin e Presidentit si qeveria.

Hajdari: Kemi votuar për paketën e reformës në drejtësi. Mos jepni lajme të rreme.

Sulo: Nuk ka akte. Sistemi zgjedhor është i fundit. Më thuaj një nen që ndalon shitjen e votës. Mund të më thoni një nen që keni propozuar në reformën zgjedhore që ndalon shitblerjen e votës.

Gjoni: Që në 2008 më thuaj një propozim konkret që ka bërë PD për të ndryshuar sistemin.

Hajdari: PD duhet të njohë meritën që ishte vendimi i duhur për të mbajtur mandatet dhe jo për t’i braktisur ato. I gjithë populli e ka kuptuar vetëm PD jo. Dështim total.

Sulo: Demokratët e kanë kuptuar që Basha bëri gabim që dogji mandatet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb