Deputetja Rudina Hajdari shkruan në “Facebook” se Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që opozita parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit Ilir Meta për shkelje të Kushtetutës me çdekretimin e 30 qershorit.

Në reagimin e saj, deputetja Hajdari sqaron se qëndrimi i opozitës parlamentare ka qenë pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Reagimi i Hajdarit:
Komisioni i Venecias faktoi qartazi qëndrimin që Opozita Parlamentare ka pasur ndaj shkarkimit të Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës, duke tejkaluar kompetencat e tij nëpërmjet zhdekretimit të datës së zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Cili ka qenë dhe është qëndrimi i Opozitës Parlamentare?
Pro rezolutës për shkelje dhe tejkalim kompetencash të Presidentit të Republikës, por kompetenca për të vendosur nëse ajo shkelje ishte një shkelje e rëndë ose jo i takon vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Sot e në vijim, ne, Opozita Parlamentare, në bashkërendim dhe me përkrahjen e Aleatëve Ndërkombëtarë do të vijojmë rrugën që kemi nisur drejt një Shqipërie Europiane, me një reformim në drejtësi, në sistemin zgjedhor, dhe plotësimin e kërkesave drejt hapjes së negociatave për Shqipërinë në BE.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb