Tensione në nisje të mbledhjes së Komisionit të Etikës, ku do të diskutohet kërkesa e grupit parlamentar socialist për masat ndaj 24 deputetëve demokratë, që sipas socialistëve shkaktuan tensione në seancën e fundit parlamentare.

Ishte deputeti demokrat Flamur Noka që sapo ka hyrë në sallën ku do të mbahej mbledhja e Etikës ka kërkuar nxjerrjen jashtë të Gardës së Republikës.

“Hajdutë”, i është drejtuar Noka fillimisht socialistëve në sallë dhe më pas ka kërkuar që efektivët e Gardës të dalin nga salla. “Garda të dalë jashtë, ky është Kuvendi i Shqipërisë”, dëgjohen thirrjet e Nokës.

Tensionet kanë zgjatur disa minuta duke detyruar Klotilda Bushkën të ndërpresë mbledhjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: