Disa piktura dhe kupa kungimi, si dhe 20 000 euro para cash u grabitën në Dioqezën e Liezhit (Belgjikë) gjatë një vjedhje në prani të peshkopit të cilin më pas e mbyllën në tualet, bëhet e ditur nga Prokuroria e qytetit.

Peshkopi, Imzot Jean-Pierre Delville ndodhej në fakt në apartamentin e tij privat brenda Dioqezës në momentin kur ndodhën ngjarjet, mbrëmjen e së martës në të mërkurën, saktësoi Dioqeza e qytetit në një komunikatë për shtyp.

Sipas një zëdhënëse të prokurorisë e kontaktuar nga media, peshkopi dhe ndihmësi i tij nuk janë plagosur, ku u mbyllën më pas në tualet dhe u gjetën të nesërmen nga portieri, shkruan atsh.

”Ndërkohë hajdutët vodhën tre kupa, katër piktura dhe 20 000 euro para cash”, pohoi zëdhënësja, Nathalie Vanderweerd pa qenë në gjendje të saktësonte vlerën e përgjithshme të dëmit.

Hajdutët kanë qenë dy, sipas së përditshmes belge “Ora e Fundit” e cila publikoi lajmin. Për Dioqezën, personat e këtij akti vandal ishin “profesionistë” që kërkonin kryesisht ar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb