SHBA

Hajdutët meksikanë në jug të kufirit me amerikën kanë vjedhur disa prej telave me gjemba, të cilat më pas i kanë përdorur për të forcuar shtëpitë  e tyre në Tijuana, u shpreh një shef i policisë lokale. Pavarësisht kësaj, kapja e hajdutëve në akt ishte një gjë mjaft e vështirë.

Pavarësisht se presidenti Donald Trump urdhëroi vendosjen e gardhit të sigurisë  për të ndarë San Diegën nga Tijuana , pak pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan ardhjen e shumë emigrantëve të paligjshëm, si duket muri me gjemba shumë shpejt po shpërbëhet.

Ndërkohë tani, disa muaj më vonë, një pjesë  e mirë e telit raportohet të jetë zhdukur nga muri, për t’u vendosur në shtëpitë e njerëzve në Tijuana, tha shefi i policisë Marco Antonio Sotomayor Amezcua për shtypin lokal Milenio.

“Ne e dimë për vjedhjen e telit me gjemba sepse autoritetet e Shteteve të Bashkuara kanë kërkuar ndihmën tonë.”, tha Sotomayor.

Ai nga ana tjetër shpjegoi se teli i marrë nga muri është më i fortë, më i mprehtë dhe me cilësi më të mirë sesa çdo gjë që shitet në dyqanet meksikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: