Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi nga protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, lëshoi akuza në drejtim të kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Ai gjatë fjalës së tij pohoi se Veliaj ka vjedhur përmes inceneratorit të Tiranës, ndërsa bëri të ditur se opozita nuk do të tërhiqej. Këlliçi ftoi të pranishmit që t’i bashkoheshin protestës së radhës.

“Atë monstrën 7 kate pa leje e ka Armando Lilo, shoku i hajdutit dhe i komunistit të fundit, Fatmir Xhafaj. Por këto nuk i shohin, por shohin tendën e Ardiana Kalasë. E patë në lajme dosjen e GJKKO që 5 D kishte blerë gjysmë mln euro një apartament të Gramoz Ruçit. Zoti Ruçi ka vijuar që të qëndrojë në atë apartament, se sigurisht ishte pastrim parash. Por vetëm një nga dy media u botua ky fakt.

Ky hajdut që ka vjedhur nga inceneratorët. Edhe atë aktivitet me sportistët që morën medalje të bronztë, shkoi e bëri pis. Çfarë i duhet këtij që bën pis dhe këtë festë që është mbarëkombëtare? Erion Veliaj nuk do e mbyllësh dot kurrë protestën e opozitës. Ditën e enjte, në datën 22 gusht do të jemi sërish këtu, kundër korrupsionit dhe kundër hajdutëve që fusin duart në xhepat tuaj.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb