Sekretari i PD Gazmend Bardhi me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar pasi kreu i Vaut të Dejës Mark Babani ka hedhur poshtë pretendimet e PD se ai është arrestuar në Itali për vjedhje makinash.

Bardhi thotë se Mark Babani bën mirë që ka pajtuar avokatë, sepse do i duhen për ta nxjerrë nga burgu për faktin se ka fshehur arrestimin. Ai i bën edhe një pyetje Babanit, duke i thënë se ku ka qenë më datë 24 janar 1996.

Gazmend Bardhi këmbëngul se Mark Babani është hajduti i makinave në Siçili, që sot është kryetar i Vaut të Dejës.

Postimi i Gazmend Bardhit:

Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb