Është pothuaj në çdo ndeshje atje, në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e saj të zemrës.  Ivana Knoll, që është konsideruar tifozja më seksi e stadiumit, të paktën për Kroacinë, ishte e pranishme për t’i dhënë kurajë kombëtares kroate.

Që nga Kampionati Botëror 2022, kur Knoll ra në sy për herë të parë mes tifozeve të zjarrta të stadiumit, objektivi i paparacëve nuk mund të kalojë pa e vënë re në çdo ndeshje të Kroacisë.

Në ndeshjen e Kroacisë me Shqipërinë, tifozja seksi ishte sërish e veshur me simbolet e flamurit kroat, të kuqe dhe të bardhë, dhe ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet e ndeshjes që përfundoi në barazim.

Sfidën e radhës, ekipi kroat e ka me Italinë, dhe, me siguri, Ivana do të jetë përsëri aty për t’i dhënë mbështetje skuadrës së saj dhe të gjithë tifozëve.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: