TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ministrin e Shëndetësisë në ikje, Ilir Beqaj, për abuzime me check-up-in. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë se Beqaj i ka paguar koncesionarit mbi 200 mijë Check-up-e që nuk janë realizuar, ndërsa shton se “janë regjistruar mbi 100 mijë të vdekur në listën e atyre që kanë bërë këtë kontroll”.

Sipas një denoncimi të qytetarit dixhital, Beqaj ka urdhëruar që Check-up-i të bëhet tani në qendrat e punës dhe institucioneve publike, “duke detyruar punonjësit ta bëjnë me detyrim këtë gjë”.

“Për këtë qellim të gjitha institucioneve dhe sipërmarrjeve publike dhe private u është dërguar një shkresë”, shkruan Berisha.
ilir beqja

“Hajne Beqja është i tmerruar nga burgu që e pret për vjedhjet e mëdha me Check-upin e dështuar, me të cilin Rama -Beqja -ndrikull Nushi vjedhin çdo vite mbi 12 milionë euro.

Pasi refuzimit masiv të qytetarëve për të bërë Check-upin, ai ka paguar ndrikull Nushin për mbi 200 mijë Check-upe që nuk janë bërë kurrë dhe ka regjistruar mbi 100 mijë të vdekur në listën e atyre që kanë bërë Check-up-in? Pra pas të gjitha këtyre Beqja po kërkon vrimën e miut ku të futet për vjedhjet e tij të mëdha.

Kështu ai ka urdhëruar tani që Check-up-i të bëhet tani në qendrat e punës dhe institucioneve publike duke detyruar punonjësit të bëjnë me detyrim atë. Për këtë qëllim të gjitha institucioneve dhe sipërmarrjeve publike dhe private u është dërguar shkresa që paraqitet në foton më poshtë.
17361715_752185201609056_4148330291238641592_n

Përveç kësaj, Beqaj i ka dhënë ndrikull Nushit dy dhoma në Urgjencën e Tiranës duke mashtruar stafin e larguar të Urgjencës se dhomat do iu jepen pronarëve! sb

“Përshëndetje doktor Beqja Pasi ka dështuar plotësisht me Çekap-in mbasi e shumë pak qytetarë e bëjnë check up nëpër qendra shëndetësore, edhe ata që e bëjnë në mënyrë të kundërligjshme detyrohen nga Stafi sepse nuk i kryejnë shërbimet e tjera (nuk ju japin formularët për patentë pa bërë check up, nuk i vizitojnë nëse janë sëmurë pa bërë check up etj), tani Kanë menduar ta shpëtojnë duke përdorur administrate shtetërorë. Ndërkohë, sipas një informacioni të djeshëm, Beqja i ka dhënë Vilmës edhe 2 dhoma te Urgjenca e Tiranës, ndërkohë që hoqi stafin prej andej se do ja jepte pronarëve””.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb