TIRANE- Faqja zyrtare e bashkisë së Tiranës ka rënë e hakerave. Mësohet se pas kësaj ngjarje është hakeri Redanons_al, ndërsa në qendër të sulmit siç duket janë bërë zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen nesër në mbarë vendin. Redanons_al i është drejtuar me një mesazh të qartë të gjithë atyre qytetarëve që në këmbim të votën marrin një shumë të caktuar lekësh. Nga ana tjetër, Redanons_al i ka bërë thirrje qytetarëve që mos të votojnë asnjë forcë politike, pasi askush sdo t’ja dijë për ata.
“Nuk do merremi me politikanët, por u drejtohemi atyre që marrin 20, 30 50 mijë lekë”, citohet në mesazhin e tyre.

MESAZHI PLOTË
Mos votoni askend!
Askush sdo tja dije per ju!
Kete radhe nuk do te merremi me asnje politikan, sepse po e shohim se problemi eshte diku tjeter.

Ky eshte nje mesazh per te gjithe ju, qe jeni kaq shume indiferente, moskokecares dhe servile te disa njerezve qe i shihni si Zot. U drejtohemi te gjithe atyre qe mendojne se po fitojne duke marre 20, 30 apo 50 mije lek per ate vote. Nuk e dini se ju vetem po shtoni shpenzimet tuaja ne te ardhmen. Nuk e kuptoni se po shkaterroni nje vend te tere. Nuk shikoni larg, prandaj dhe ky vend eshte zhytur ne nje varferi te tille. Kemi cmimet me te larta ne rajon e ne bote, e kemi te ardhurat me te pakta. Nuk ekziston me shtresa e mesme. Kemi vetem te varfer qe varferohen cdo dite e me shume, e te pasur qe pasurohen ne kurriz tonin. Ne te varferit jemi me te shumte ne numer, e po te ngrihemi te gjithe, zeri jone do te degjohet. Pse o te mjere e lame te shkonin punet keshtu? Pse nuk mblidhemi se bashku ti themi JO pushtetit abuzues me ne? Mendoni per femijet tuaj, mendoni per nipat tuaj, mendoni per vehten tuaj.

Cfare shembulli po i jepni femijeve tuaj me keto qe po beni? Kujtoni se po i siguroni nje te ardhme? E ceshte ajo e ardhme kur nuk mund te shprehesh opinionin tend se ke frike?! Pse nuk organizohemi ne protesta e keshtu mbeshtesim dhe njeri tjetrin? Vetem para pak kohesh levizja Per Universitetin organizonte protesta pothuajse cdo jave per reformen arsimore qe synon ti jape leket tona pronareve te “universiteteve” private e aty shihje vetem studente. Pse ju o prinder nuk u bashkuat ti thoni jo rritjes se tarifave per shkollimin e femijeve tuaj dhe abuzimeve ndaj femijeve tuaj qe do te behen robote te kontrolluar nga ata qe ju i serviloseni? E kjo ishte vetem njera nga ceshtjet qe po ju themi meqe jeni kaq materialiste se nuk shqetesoheni me se cfare mesojne apo do te mesojne femijet ne universitet, ju mjafton vetem te marrin ate diplome.

Bejme thirrje per te gjithe ju te rinj, te moshuar e pjeses tjeter te popullates qe me te vertete shqetesohen, te shkojne ne votime e ti vendosin nje kryq te madh te gjithe atyre politikaneve. Mund te tregoheni dhe pak krijues e te vendosni sharje aty qe ti shohin mire ata qe numerojne e shikojne votat. Shkruani te fleta e votimit me shkronja te medha nje padrejtesi qe ju kane bere. Kamerat do te jene aty dhe do te shikohen nga te gjithe te tjeret.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: