TIRANË- Faqja zyrtare një institucioni është hakeruar ditët e fundit dhe për këtë çështje ka nisur një hetim nga Krimet e Rënda në Policinë e Shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare ditën e djeshme janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës për një ndërhyrje në faqen zyrtare të një institucioni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Por nuk dihet gjithashtu përse policia njofton se përveç sektorit për hetimin e krimeve kompjuterike me këtë çështje por merret dhe Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet.

“Më datë 03.08.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se raportohet për një ndërhyrje në një faqe zyrtare të një institucioni”, njofton zyrtarisht policia.

policia njoftimi

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb