Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako, mori pjesë në Asamblenë e 86 të Përgjithshme të Interpolit mbajtur në datat 26 – 29 Shtator në Pekin, të Republikës Popullore të Kinës.

Asambleja e Përgjithshme e 86-të e Interpol-it, kishte si qëllim të sajin “Bashkimin e institucioneve policore për një botë më të sigurt”, me objektiv arritjen e sukseseve të mëtejshme kundër fenomeneve kriminale, përmes kombinimit të përpjekjeve të përbashkëta.

Cako Pekin (4)

Fjala e hapjes së Asamblesë së 86 të Përgjithshme të Interpolit u bë nga Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping, Presidenti i Interpolit Meng Honwei dhe Sekretari i Përgjithshëm i Interpolit Jurgen Stock.

Gjatë seancave të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, u rishikuan dhe u miratuan nenet 28 dhe 19 të Kushtetutës së Interpolit si dhe ai i nenit 44 të Rregullores së Përgjithshme të Interpolit, nene këto që kanë të bëjnë me kohëzgjatjen e mandatit të Sekretarit të Përgjithshëm.

Cako Pekin (3)

Po kështu u diskutua mbi krijimin e urave lidhëse dhe aleancave, mes forcave policore dhe institucioneve jopolicore; Kriteret dhe procesin që duhet ndjekur, për anëtarësimin e shteteve të tjera në Interpol; Aplikimin dhe anëtarësimin e Palestinës dhe Ishujve Solomon në Interpol; Rishikimi dhe aprovimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Interpolit dhe Qendrës Studimore për Ruajtjen dhe Restaurimin e Veprave kulturore; Lufta kundër terrorizmit, Krimit të Organizuar dhe Krimit kibernetik; Rishikimi i Draftit të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Interpolit dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Telekomunikacionit.

Cako Pekin (2)

Ndër të tjera, u diskutua dhe mbi kërkimin shkencor përsa i përket instrumenteve të reja teknike që mund të përdoren nga Interpoli, mbi strategjinë globale të Interpolit në lidhje me trajnimet, krijimin e një qendre për studimet strategjike të Interpolit si dhe mbi çështje dhe tematika të ndryshme.

Në përfundim të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, u kryen dhe zgjedhjet për disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të Interpolit.

Z. Çako ishte në krye të delegacionit shqiptar pas akreditimit të dhënë ndaj tij, nga Ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Zoti Fatmir Xhafaj, i cili është edhe autoriteti që në bazë të Rregullores së Përgjithshme të Interpolit, firmos kredencialet e Kreut të Delegacionit, i cili përfaqëson vendin tonë, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z.Çako zhvilloi edhe një sërë takimesh bilaterale me kryetarët e delegacioneve të ndryshme, pjesëmarrëse në Asamblenë e Interpolit.

Në këto takime u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis strukturave të Policisë së Shtetit, atyre të Interpolit si dhe strukturave të tjera policore të vendeve partnere, mbi çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, luftën kundër terrorizmit ndërkombëtarë si dhe atyre që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë publike.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb