Pak minuta pasi kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako doli nga Prokuroria e Posaçme, burime për News 24 bëjnë me dije se ai është marrë në pyetje për një çështje që ka të bëjë me procedurat e rindërtimit ku po hetohet për vepra të ndryshme penale dhe ku zt/ çako ka pasur dijeni.

Ai ka qëndruar rreth 50 minuta para një oficeri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gazetarja Klodiana Lala informon se ka një hetim penal në lidhje me procesin e rindërtimit jo vetëm për shkelje të barazisë në tendera. por edhe në dyshime për korrupsion, por duhet të pritet përfundimi i hetimeve për të parë nëse ka elementë të veprës penale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: