Irani është gati të hakmerret kundër Izraelit. Ekspertët amerikanë besojnë se Teherani është duke studiuar mundësitë se ku do të godasë.

Media e njohur amerikane, New York Times thekson se Irani mund të ndërmarrë një sulm ndaj një ambasade izraelite në një vend të tretë si hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ish-kreu i Komandës Qendrore të SHBA, gjenerali në pension Frank McKenzie, thekson për New York Times, se Teherani do të “kishte frikë” dhe nuk do të kishte dashur të shkaktonte përfshirje të drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara.

Prandaj, republika islamike ka të ngjarë të godasë “një objektiv të butë”, siç është një ambasadë apo objekt tjetër izraelit në Evropë, Afrikë apo Amerikën e Jugut, tha shtoi ish gjenerali amerikan për New York Times. Penatgoni është i bindur se Irani gjithashtu mund të inkurajojë Hezbollahun në Liban për të kryer sulme me raketa brenda territorit izraelit. Gjenerali amerikan Patrick Ryder në një konferencë për mediat theksoi se SHBA është e vendosur për të mos lejuar një përhapje të konfliktit në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Ajo çfarë patë gjatë fundjavës, sigurisht, ishte një sulm i përmasave më të gjera se ato që kemi parë më herët. Por është në vendosmërinë tonë që të mos ketë një konflikt më të gjerë në këtë fazë në rajon. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të fokusuar në përshkallëzimin e tensioneve në rajon dhe të parandalojmë që ky konflikt të përhapet më shumë në rajon”, tha Patrick Ryder, Majo Gjeneral i SHBA.

Sakaq, Izraeli ka kryer një sërë sulmesh në Bregun Perëndimor duke lënë dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: