Rusia ka njoftuar evakuimin e banorëve të një distrikti të rajonit të Belgorodit, në kufi me Ukrainën, për t’u përballur me ofensivën ukrainase në kontekstin e një inkursioni të armatosur në rajonin e afërt të Kurskut.
“Mëngjesi premton të jetë alarmues për ne: ka aktivitet armik në kufirin e rrethit Krasnoyaruzhsky,” tha guvernatori i rajonit të Belgorodit Vyacheslav Gladkov në një video në Telegram.
“Për sigurinë e jetës dhe shëndetit të popullatës sonë, ne kemi filluar të zhvendosim” banorët e këtij rrethi, tha ai.
Sakaq, gjatë natës u ngritën paralajmërime për sulm ajror në 4 rajone të Ukrainës. Moska thotë se ka rrëzuar 18 dronë të Kievit mbi tre rajone ruse.
(BalkanWeb)