GJERMANI

I është dashur të paktën dy ditë, autoriteteve gjermane të bëjnë arrestimin e parë mbi rrjedhën masive të të dhënave personale të politikanëve të brendshëm. Dhe si duket ngjarja nuk ka lidhje me Kremlinit pavarësisht pretendimeve për të kundërtën.

Në dhjetor, dy llogari  në Twitter, tashmë të bllokuara u përdorën për të publikuar  linqe të arkivave të  të dhënave personale të politikanëve gjermanë në stilin e një kalendari advent.

Të paktën 1.000 figura publike u bënë në shënjestër, përfshirë këtu kancelaren Angela Merkel. Megjithatë, rrjedhjet mbetën pa u vënë re deri në janar, kur u raportuan nga mediat kryesore.

Pavarësisht se spekulimet kryesore ishin se shkelja e sigurisë mund të ketë qenë sulmi hibrid i fundit rus mbi demokracitë perëndimore, realiteti duket të jetë shumë më i thjeshtë. Të martën, Zyra Federale e Krimit Federal (BKA) përditësoi publikun mbi hetimin, i cili u nis të premten dhe prodhoi një autor të dyshuar të dielën.

Ai është një student 20 vjeçar, i cili jeton me prindërit e tij në shtetin qendror të Hessenit, thanë ata. I riu u arrestua dhe me sa duket ka rrëfyer në lidhje me hakimet që krijuan panik edhe te zyrtarët më të lartë të gjermanisë.

I riu duket se ka vepruar vetëm, theksuan zyrtarët gjermanë, duke mohuar përfshirjen e një qeverie të huaj.

 BalkanWeb

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb