TIRANE- Kandidati për kryetar Bashkie, Halim Kosova, premoti sot se do të ketë një nënkryetar që do të merret vetëm me komunat dhe do të ngrejë gjithashtu një zyrë juridike falas për banorët që kanë probleme me pronat. Këto premtime z.Kosova i bëri në takimet me banorët e zonës së Krrabës dhe Bërzhitës.

“Këtu po bëhet dy vjet, të gjithë djemtë e minatorëve, kush e ka babain gjallë kush nuk e ka, i kanë hequr ndihmën ekonomike dhe ka shkuar puna në ferr. Sot kërkoj pronën time , e kanë ndarë me ligjin 7501 z. Halim Kosova dhe të gjithë fshatarët mbjellin e korrin grurë kurse unë fëmijët e mi i kam pa bukë. Jemi tre vllezër, kemi nga 3 djem, 9 djem”, u shpreh një banor i Krrabës.

“Një nga nënkryetarët e Bashkisë së ardhshme dotë jetë i angazhuar totalisht me problemet e komunave dhe të fshatrave përreth e para, dhe e dyta, meqënëse gjithandej po shoh që problemi i pronave është një problem shqetësues, që njeriu e punon tokën dhe se di, eka apo se ka, dhe kjo figuron brez pas brezi tek tjetri, do të ketë një zyrë juridike falas e cila do të jetë nën mbikqyrjen, sigurisht timen, për mbarëvajtjen e punës në ndihmë të çdo njeriu që ka probleme me pronën”, tha Kosova.

“Jemi pa punë. Nuk kemi të gjithë tokë dhe kështuqë duam ndonjë mundësi punësimi”, thotë një banor i Bërzhitës.

“Të gjithë ne jemi dëshmitar dhe skemi ç’ti themi njerëzve për këtë situatë dy vjeçare nën qeverisjen e majtë pasi vështirësitë ekonomike ndjehen kudo në çdo familje”, shprehet një tjetër.

“Siç ju heq dhimbjet nënave dhe vajzave tona kur ke qenë mjek, na i hiq edhe këtë dhimbje që do bëhesh Kryetar i Bashkisë së ardhshme. Jo të gjitha, por të paktën të na i lehtësosh dhimbjet”, kërkon një banor.

“Jeta e qytetarëve po rëndohet përditë, qoftë për energjinë, qoftë për taksat , qoftë për çmimet, qoftë për borxhin që çdo njeri ka, absolutisht që jam në dijeni;. Unë, çdo mundësi që Bashkia e Tiranës do ketë, do ta shfrytëzoj për të lehtësuar biznesin, për të lehtësuar qytetarët , me çfarëdolloj mundësie”, u shpreh Kosova.

Më tej, kandidati për kryebashkiak tha se: Bashkia ka nisur projekte që janë penguar, se sbën do ti çojmë përpara.

“Çdo lloj mundësie që në jetë unë kam parë, që mund të ndihmoj më shumë njerëz, kam thënë po, asnjëherë nuk ka përtuar. Nuk jam i llafeve shumë, unë jam njeri i aksionit, jam njeri i veprimit”, deklaroi Halim Kosova.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: