TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi ishte i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, ku ka folur për çështjen e mandatit të Koço Kokëdhimës. Halimi tha se Këshilli i Mandateve ka vendosur se çështja e mandatit të deputetit socialist do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese pas votimit në Parlament.

Halimi tha se dukuria e përfitimeve të fondeve publike nga deputetët nuk është venë re në këto 24 vite, përveç rastit të minstrit të Shëndetësisë Beqaj, i cili jo vetëm që nuk u ndëshkua, por u bë ministër. Deputeti demokrat tha se e njëjta gjë do kërkohet edhe për dy deputetët e tjerë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, duke theksuar se synohet t’i jepet fund fenomenit të vjedhjes së fondeve publike.

‘Rasti i Ilir Beqajt që përfitoi fonde publike është bërë frymëzim edhe për deputetë të tjerë të mazhorancës. Përveç marrjes dhe futjes së banditëve në Kuvend, tashmë deputetët marrin dhe fonde publike në kundërshtim me ligjin. Dërgimi i mandatit të deputetit Koço Kokdhima në Gjykatën Kushtetuese është një hap përpara, pas ligjit për dekriminalizimin, pasi është një hap drejt dekusarizimit të parlamentit. Pas seancës së radhës së Kuvendit ku ne do të marrim pjesë, do të dërgojmë për shqyrtim edhe mendatet e deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, pasi këta janë njerëz që kanë ardhur si biznesmenë në Kuvend, ndërsa përfitojnë fondet publike’- ka thënë Eduard Halimi.

Ndërkohë përsa i përket reformës në drejtësi, deputeti demokrat tha se PD ka kërkuar që të çohet përpara procesi me metodologji informative, ndërsa problemet me çështjet teknike ekspertët duhet t’i zgjidhin për 3 ditë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: