TIRANË

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deputetët Fatmir Xhafaj dhe Blerina Gjylameti kanë konsumuar kafen e mëngjesit me banorë të Njësisë 10 në kryeqytet, ku përveçse kanë dëgjuar shqetësimet e tyre kanë prekur edhe zhvillimet e fundit politike dhe përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild”.

Kreu i qeverisë nuk e ka përmendur emrin e gazetës por tha se balta e madhe që po hedhin lartë e poshtë është një hall i madh, pasi e bënë Shqipërinë copë, duke iu referuar opozitës.
Edhe njëherë, shefi i maxhorancës ka deklaruar se zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen duke iu përgjigjur pyetjes së një banor.

Rama: Çfarë do konfirmojmë, patjetër do bëjmë zgjedhje. Po ta marrësh nga ana e rehatit çfarë arsye kemi t’i lëmë gjërat e tjera. Po të ishte punë rehati, s’doni zgjedhje, ok nuk bëjmë. Por po filloi kjo lojë ajo nuk mbaron më. 15-20 vjet.

Veliaj: Kur ishim ne në opozitë mezi prisnim të vinin zgjedhjet. Këtu qeveria do të bëjë zgjedhje, opozita do t’i shtyjë.

Rama: Hall i madh. Balta e madhe që po hedhin lartë e poshtë. Jo thjesht ne por edhe jashtë Shqipërisë paguajnë, hidh artikuj këtej, hidh andej. Në atë rast gazeta merret me gjëra të tilla, i kanë çuar e ka bërë, puna e vetë. Por shumë angazhim, shumë energji, është tmerr i madh, e bënë copë Shqipërinë vetëm për…nuk e di. Nuk e bën asnjë në botë, të gjithë kanë pasur opozitë, të gjithë kanë pasur beteja. Të gjitha vendet që kanë qenë në BE, edhe Bullgaria kishte bojkot por morën presidencën e BE-së, 6 muaj bënë paqe politike.

Më vjen keq, po asnjë shtet tjetër nuk ka fatkeqësi të ketë Saliun. Të gjithë ato që dolën nga ato historira ikën në punë të vet, ky vazhdon akoma.

Bëmë në 2017 marrëveshjen. Por aq muaj sa ndenjën, gjëra të pabesueshme, budallallëqe, i paaftë, a ty e kupton jepja dhe njëherë ta bëjnë nga e para. Si luani njësoj, që nga mishngrënës, vegjetarian dhe fol me vete, është tmerr i madh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb