Në moshën 52-vjecare Halle Berry është në formë të shkëlqyer. Artistja ka zbuluar se po kalon një periudhë të lumtur dhe se nuk është ndjerë kurrë kaq mirë sa tani në jetën e saj, si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht.


Ajo e tregon këtë duke postuar foto në Instagram ku shfaqet sensuale dhe duke nxjerrë në pah trupin e saj në superformë. Në foton e fundit të publikuar ajo shfaqet pa sytjena me një këmishë xhinsi të hapur në shtëpinë e saj, shoqëruar me mbishkrimin “Në kërkim të një ushqimi natën”.
Në disa intervista të fundit, Halle thotë se merita e këtyre momenteve të bukura është pikërisht e Chad Stahelski, që e ka inspiruar të ndryshojë rutinën e saj duke u stërvitur për të interpretuar një personazh të John Winck: Chapter 3″, që do të jetë shumë shpejt në kinema.


2019 e saj do të jetë një vit i shkëlqyeshëm dhe do ta shohim për herë të parë prapa kameras fotografike në ‘Bruised’, një film dramatik për artet marciale.


(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri