TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Asambleja Kombëtare iu bëri thirrje deputetëve të tij që të angazhohen për ngritjen e partisë.

Teksa nuk kurseu kritikat përgjatë fjalimit të Ramës nuk munguan as thëniet e vjetra të popullit; “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”.

“Është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e PS. Është kjo të shtojmë burime të reja njerëzore, organizatat të marrin formën dhe përmbajtjen e kohës që jetojmë. Më të mirët të jenë pjesë e jona. Më të mirët pa dallim, pa ngjyra, pa histori, duhet të bëhen pjesë e jona. Nuk është çështja të bëjmë numra, e të regjistrojmë familjen e të bëhemi një organizatë familjare. Na duhen njerëzit që kanë dicka për të thënë. Na duhet një hapje zemre e madhe e vërtetë dhe e besuar nga secili prej nesh. Teatrin e disa kryetarëve partie që mbushin lista, ne nuk mund ta pranojmë. Duhet nisur një punë në harmoni të plotë me deputetet të cilëve iu bëj një thirrje shumë të fortë: Jeni atje për të gjithë! PS duhet të jetë dhe do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë. “Hallin që s’ma zgjidh të paktën ma qaj”. Ky duhet të jetë motivi i të gjithëve”, pohoi Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb