I dekoruar në mënyrë të veçantë me kunguj të mëdhenj të ndriçuar, skeletë, tavolina të mbushura me qirinj dhe çdo gjë tjetër që simbolizon Halloweenin, Prestige Resort ka krijuar një armiafere ndryshe. E shndërruar në traditë edhe për Shqipërinë festa e Halloween ka mbledhur në Prestige pushues të shumtë, të cilët gjetën aty ambientin e preferuar për të kremtuar. Ambienti magjik dhe muzika e zgjedhur e kthyen resortin në vendin e preferuar të shumë njerëzve për një natëfeste të gjatë deri në orët e para të mëngjesit.


Nën shijen e pakrahasueshme të birrës së parë shqiptare, birra Korça dhe veçantisë se pijes joalkoolike më të re në tregun shqiptar, Green Cola festa mori u bë edhe më e bukur. Pije me shije, muzikë e zgjedhur, një ambient dhe atmosferë festive ishin vlerësimet nga ata që zgjodhën ta kalojnë mbrëmjen në Prestigj Resort.


Për menaxheren e këtij resorti, Klesta Xhaferri në mbrëmjen e veçantë Prestige Resort ofron gjithçka për ta bërë këtë nate të paharrueshme. Prestige Resort mendon si të gëzojë në çdo festë, të jetë magjik dhe të ofrojë shërbimet më të mira.

(BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb