NGA ZONJA VJOLLCA*

1 filxhan gjalpë të shkrirë dhe ½ filxhan vaj
2 filxhanë sheqer
3 filxhanë miell
4 filxhanë: 3 qumësht dhe 1 ujë
1 filxhan ujë
100 gr arra

Fillimisht shkrijmë gjalpin, më pas e kullojmë dhe e shtojmë në tenxheren ku kemi vendosur vajin. E lemë derisa të nxehet dhe më pas shtojmë miellin duke e trazuar vazhdimisht pa ndërprerje derisa ai të marrë ngjyrën që dëshirojmë (jo ta errësojmë shumë). Më pas shtojmë ujin e ngrohtë dhe qumështin gjithashtu të ngrohtë dhe vazhdojmë ta trazojmë duke vazhduar procesin e pjekjes të hallvës. Në fund shtojmë sheqerin dhe e trazojmë mirë derisa hallva të shkëputet lehtë nga luga. E ndajmë në forma ose lugë-lugë duke e pudrosur në fund me arra të grira.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: