Ndryshimet që Hamasi ka kërkuar në propozimin për armëpushim në Gaza të SHBA-së “nuk janë të rëndësishme” dhe përfshijnë tërheqjen e plotë të trupave izraelite nga Rripi i Gazës, ka thënë për Reuters të enjten një udhëheqës i lartë i grupit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë të mërkurën se Hamasi ka propozuar “një numër ndryshimesh”, disa prej të cilave sipas tij janë të pazbatueshme, por ndërmjetësit kanë shprehur vullnetin që të mbyllin boshllëqet.

Sipas SHBA-së, Izraeli e ka pranuar propozimin, mirëpo Izraeli nuk e ka deklaruar këtë në mënyrë zyrtare.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë në mënyrë të vazhdueshme se Izraeli nuk do t’i japë fund luftës pa e eliminuar Hamasin.

Udhëheqësi i lartë i Hamasit ka thënë se grupi po kërkon që të zgjidhet një listë prej 100 palestinezësh me dënime të gjata për t’u liruar nga burgjet izraelite.

Mirëpo izraeli kishte përjashtuar 100 të burgosur me dënime të gjata dhe lirime të kufizuara vetëm për të burgosurit me dënime më pak se 15 vjet të mbetura, sipas zyrtarit të Hamasit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb