Hamasi ka konfirmuar se shefi i saj ushtarak, Mohammed Deif është vrarë.
Ushtria izraelite deklaroi se kishte vrarë Deifin në korrik të vitit të kaluar, por Hamasi nuk e kishte konfirmuar këtë deri më tani.
Sipas Izraelit Deif ishte një nga figurat përgjegjëse për planifikimin e sulmeve të 7 tetorit në Izraelin jugor, ku 1200 njerëz u vranë dhe 251 u morën peng.
Deif shihej gjerësisht si zyrtari i dytë i Hamasit në Gaza, pas Yahya Sinwar udhëheqësi i grupit në territor i cili gjithashtu u vra nga forcat izraelite vitin e kaluar.
Ai kishte ndihmuar gjithashtu edhe në ndërtimin e tuneleve, që kanë lejuar luftëtarët e Hamasit të hyjnë në Izrael nga Gaza.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit nisi pas sulmit të 7 tetorit 2023.
Sipas ministrisë së shëndetësisë së Hamasit në Gaza, gjatë ofensivës ushtarake 15-mujore të Izraelit janë vrarë mbi 47,460 palestinezë.
Një armëpushim midis dy vendeve hyri në fuqi më 19 janar.
Deri më tani, janë liruar 15 pengje izraelite ndërsa 400 të burgosur palestinezë janë liruar nga Izraeli.
(BalkanWeb)