Hamasi ka njoftuar se ka pranuar rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushimin në Gazë dhe është deklaruar i gatshëm t’i negociojë mbi detajet.

Këtë e ka bërë të ditur të martën, zyrtari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri, në një deklarim për Reuters, duke shtuar se i takon Uashingtonit të sigurohet që Izraeli t’i përmbahet asaj marrëveshje.

“Hamasi pranon rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me armëpushimin, tërheqjen e trupave izraelite dhe shkëmbimin e pengjeve për të burgosurit e mbajtur nga Izraeli”, ka thënë ai.

Abu Zuhri ka theksuar se administrata e SHBA-së po përballet me një sprovë të vërtetë për t’i përmbushur angazhimet e saj dhe për t’i dhënë fund luftës menjëherë në zbatim të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb