Hamasi ka refuzuar zyrtarisht ofertën e fundit të Izraelit për armëpushim, duke thënë se është i përgatitur të negociojë menjëherë një marrëveshje që do të çonte në lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të përfundimit të luftës dhe lirimit të të burgosurve palestinezë.
Në një deklaratë video, kryenegociatori i Hamasit, Khalil al-Hayya, tha: “Ne nuk do të pranojmë marrëveshje të pjesshme që i shërbejnë axhendës politike të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu”.
Pesëdhjetë e nëntë pengje mbeten në robëri dhe 24 mendohet se janë gjallë. Oferta e fundit e Izraelit përfshinte një armëpushim 45-ditor në këmbim të lirimit të 10 pengjeve.
Ministri izraelit i Financave i ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, tha se ishte koha “për të hapur portat e ferrit” ndaj Hamasit.
“Netanyahu dhe qeveria e tij përdorin marrëveshje të pjesshme si mbulesë për axhendën e tyre politike, e cila bazohet në vazhdimin e luftës së shfarosjes dhe urisë, edhe nëse çmimi është duke sakrifikuar të gjithë të burgosurit [pengët] e tij,” thuhet në deklaratën e Hamasit.