Hamasi thotë se ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një plani të mbështetur nga SHBA për një armëpushim në Gaza.

Ndërkohë një zyrtar i lartë i grupit i ka thënë BBC-së se grupi ende kërkon një angazhim izraelit për një armëpushim të përhershëm, përcjell Telegrafi.

Në një deklaratë, grupi dhe aleatët e tij të Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), shprehën “gatishmërinë për të arritur pozitivisht” një marrëveshje.

Plani i propozuar i armëpushimit, i cili u miratua nga këshilli i sigurisë i OKB-së të hënën mbrëma bën thirrje për një armëpushim gjashtë-javor që përfundimisht do të bëhej i përhershëm.

Katari dhe Egjipti të cilët, së bashku me SHBA-në, kanë ndërmjetësuar negociatat midis Izraelit dhe Hamasit konfirmuan se grupi palestinez kishte paraqitur përgjigjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: