Të paktën 71 persona janë vrarë në një sulm ajror izraelit që goditi al-Mawasin e Khan Younisit në Gaza, zonë kjo me popullsi të dendur të të zhvendosurve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ushtria izraelite e pati caktuar këtë zonë si të sigurt, duke u bërë thirrje palestinezëve të kërkojnë strehim në këtë vend.

Siç bëhet e ditur edhe 289 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga këto sulme, raportoi të shtunën BBC-ja.

Ushtria izraelite ka thënë se po shqyrton incidentin, ndërsa mediat izraelite kanë raportuar se objektiv i sulmit ishte kreu i lartë i Hamasit, Mohammed Deif.

Një zyrtar i Hamasit e ka quajtur sulmin përshkallëzim të rëndë “që tregon se Izraeli nuk është i interesuar të arrijë një marrëveshje armëpushimi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: