HAMBURG-Azilkërkuesit serbë dhe kosovarë janë përleshur mes tyre në një kamp në Bahrenfeld në Hambug. Shkak i konfliktit është bërë një shtetas serb i cili ka shkuar i dehur në kamp. 38- vjeçari serb është konfliktuar me një djalë të ri nga Kosova.

Pas grindjes mes dy personave 100 azilkërkues të tjerë janë përfshirë në sherr. Për të shuar konfliktin kanë ndërhyrë 30 policë gjermanë të cilët i kanë ndarë azilkërkuesit në dy grupe. Autoritetet gjermane kanë vendosur në paraburgim 38-vjeçarin nga Serbia dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: